Arrestohen 3 persona në Podujevë, goditën me traktor veturën e policisë ku u lënduan katër policë
Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, nën dyshimin për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur të dyshuarit, njëri duke drejtuar traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht dhe


Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, nën dyshimin për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur të dyshuarit, njëri duke drejtuar traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht dhe tjetri me automjet, dyshohet se kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.
Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
