Arrestohen 4 persona për dhunë në familje

Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka […]

Prill 5, 2026 - 14:00
Arrestohen 4 persona për dhunë në familje

Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij dhe i është kanosur. Më 03.04.2026 në ora 21:26 në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e tyre familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.M. (31). I.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor”, njoftuan nga MPB.

Më 02.04.2026 në ora 23:00 në SPB Tetovë, një grua 23-vjeçare nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte shqetësuar psikologjikisht dhe fizikisht nga partneri i saj i pamartuar.

“Më 03.04.2026 në ora 21:30 në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.S. (38) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e partneres së tij 57-vjeçare në zonën e Qendrës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj. Më 03.04.2026 rreth orës 07:00 në SPB Shkup, një i mitur raportoi se në zonën e Shuto Orizarit, në shtëpinë ku qëndronte, ishte sulmuar fizikisht nga R.N., i cili ishte kujdestari i tij përmes Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup”, njofton MPB.

Dje në ora 02:45 pas mesnate në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Kërçova, E.B. (44), pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 41-vjeçare.