Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore në dy raste të ndara gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 02:00 në rrugën magjistrale në fshatin Prelez, patrulla e trafikut ka ndaluar një person me inicialet B.S. (48 vjeç), i cili rezultonte në kërkim me urdhër të Gjykatës

Prill 17, 2026 - 10:30
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate
arrestohen-dy-persona-te-kerkuar-me-urdherese-gjykate

arrestohen-dy-persona-te-kerkuar-me-urdherese-gjykate

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore në dy raste të ndara gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 02:00 në rrugën magjistrale në fshatin Prelez, patrulla e trafikut ka ndaluar një person me inicialet B.S. (48 vjeç), i cili rezultonte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I njëjti ishte dënuar me gjobë në vlerë prej 1600 euro ose 80 ditë burgim. Pas verifikimeve dhe njoftimit të stacionit policor në Viti, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Ndërkohë, rreth orës 03:30, në pikën kufitare në Han të Elezit, autoritetet kanë ndaluar edhe një person tjetër me inicialet E.H. (31 vjeç), i cili po ashtu ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ai ishte dënuar me 18 muaj burgim për veprën penale “Kanosje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave ligjore, edhe ky person është dërguar për vuajtjen e dënimit.