Arrestohen dy të mitur dhe një 19-vjeçar në Shkup

Dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç, si dhe një 19-vjeçar nga Struga janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi gjatë kontrolleve policore janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të SPB Shkup, gjatë aksionit...

gusht 22, 2026 - 17:30
Arrestohen dy të mitur dhe një 19-vjeçar në Shkup

Dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç, si dhe një 19-vjeçar nga Struga janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi gjatë kontrolleve policore janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, gjatë aksionit janë gjetur lëndë e ngurtë me ngjyrë kafe dhe marihuanë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.