Arrestohet dy djemt e Garip Kabës në Strugë: Regjimi filloi me persekutimin e popullit
Para pak çastesh, në Strugë janë arrestuar Landi dhe Bardhok Kaba, djemt e zyrtarit të Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, njofton Flaka. Motivi i arrestimit përmendet kërrcënimi ndaj Salim Sulejmanit, The post Arrestohet dy djemt e Garip Kabës në Strugë: Regjimi filloi me persekutimin e popullit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Para pak çastesh, në Strugë janë arrestuar Landi dhe Bardhok Kaba, djemt e zyrtarit të Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, njofton Flaka.
Motivi i arrestimit përmendet kërrcënimi ndaj Salim Sulejmanit, deputetit që njoftoi dorëheqjen nga posti i deputetit të ASH-së, por me këtë pohim nuk pajtohet famija Kaba e cila konston që bëhet fjalë për hakmarrje politike dhe revanshizëm nga regjimi i Mickoskit.
”Regjimi hibrid i(Svlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione. Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit. Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe. Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë. Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer! Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista”, shkruan Kaba.
Në orët e vona të mbrëmjes së 18 majit 2025, Policia e Strugës ndaloi Landi dhe Bardhok Kabën, aktivistë të njohur i ASH-së, duke u bazuar në një kallëzim të ish-deputetit Salim Sulejmani për “kërcënim”. Por familja Kaba vazhdon të mbajnë qëndrim se akuzat janë shpifje dhe se qëllimi i vërtetë i këtij arrestimi është heshtja e zërave kritikë ndaj qeverisë aktuale.
Ndër kohë që pritet edhe reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka
The post Arrestohet dy djemt e Garip Kabës në Strugë: Regjimi filloi me persekutimin e popullit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .