Adnan Azizi flet në emër të popullit: Qytetarët kanë ndarë të mirën nga e keqja në politikë

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se ky subjekt politik është në fazën e konsolidimit dhe rritjes së pandalshme, duke e quajtur këtë periudhë The post Adnan Azizi flet në emër të popullit: Qytetarët kanë ndarë të mirën nga e keqja në politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 03:00
 0  4
Adnan Azizi flet në emër të popullit: Qytetarët kanë ndarë të mirën nga e keqja në politikë

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se ky subjekt politik është në fazën e konsolidimit dhe rritjes së pandalshme, duke e quajtur këtë periudhë si një “katarzë politike” për skenën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë publike, Azizi theksoi se ndarja mes së mirës dhe së keqes në politikë tashmë është e dukshme për qytetarët, të cilët, sipas tij, po e ndëshkojnë qartë korrupsionin dhe përfitimin personal të maskuar si veprim politik.

“Qytetarët e kanë bërë të qartë dallimin mes atyre që kanë ideale dhe punojnë për interesin publik dhe atyre që kanë përdorur politikën për përfitime personale e familjare,” u shpreh Azizi, duke shtuar se “Kush i qëndron vullnetit të popullit, mbetet krenar dhe faqebardhë. Mbetet besnik ndaj 107 mijë votave dhe ndaj besës së dhënë se kurrë më BDI në pushtet.”

Azizi nënvizoi se politikanët që kanë devijuar nga kjo rrugë janë tashmë të ndëshkuar politikisht dhe moralisht nga vetë populli, duke u përjashtuar nga skena publike.

Duke folur për angazhimin në terren, ai veçoi aktivizimin e strukturave të Aleancës për Shqiptarët, si një komponent kyç i VLEN-it, të cilët, sipas tij, po punojnë me përkushtim të lartë për të zbatuar vizionin dhe prioritetet e koalicionit tashmë në pushtet.

“Nuk flas me emocione, por me fakte. Fryma e VLEN-it është më e gjallë se kurrë,” deklaroi Azizi, duke i dërguar një mesazh të qartë opozitës dhe të gjithë atyre që, sipas tij, kanë humbur kontaktin me realitetin dhe qytetarin.

The post Adnan Azizi flet në emër të popullit: Qytetarët kanë ndarë të mirën nga e keqja në politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .