Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni”, i afërt me Novak Ziviq
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit. Burime të mediave brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë. “I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim


Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit. Burime të mediave brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.
“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës Novak Ziviq”.
Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë. Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she./Kosovapress/
