Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit
Federata e Golfit e Kosovës ka shënuar një moment historik sot duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF). Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës. Anëtarësimi në IGF


Federata e Golfit e Kosovës ka shënuar një moment historik sot duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF).
Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës.
Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe evente të mbështetura nga lëvizja olimpike.
