Arrihet marrëveshja e ar’mëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi se ka rënë dakord për një armëpushim me Hezbollahun në Liban, por shton se marrëveshja i është dërguar kabinetit për miratim, ndërsa bombardimet e rënda vazhdojnë dhe viktimat rriten. Sipas marrëveshjes, çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të “përgjigjet ashpër” […] The post Arrihet marrëveshja e ar’mëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 26, 2024 - 23:00
 0  8
Arrihet marrëveshja e ar’mëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi se ka rënë dakord për një armëpushim me Hezbollahun në Liban, por shton se marrëveshja i është dërguar kabinetit për miratim, ndërsa bombardimet e rënda vazhdojnë dhe viktimat rriten.

Sipas marrëveshjes, çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të “përgjigjet ashpër” nëse e bëjnë këtë.

Sonte sjell në kabinet një marrëveshje armëpushimi në Liban me Hezbollahun. Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të varet nga ajo që ndodh në terren”, tha Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit.

Ai shton se nëse Hezbollahu e thyen marrëveshjen, Izraeli do të godasë.

Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të marrëveshjes së armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban. Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun, që disa shpresojnë se mund të përbëjnë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.

The post Arrihet marrëveshja e ar’mëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on InfoShqip.com.