Arta Bilalli-Zendeli: Rënie drastike e përfaqësimit të shqiptarëve në MPB
Zëdhënesja dhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ajo thekson se premtimet për The post Arta Bilalli-Zendeli: Rënie drastike e përfaqësimit të shqiptarëve në MPB appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëdhënesja dhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ajo thekson se premtimet për një ministër shqiptar nuk janë reflektuar në praktikë, përkundrazi – sipas saj, situata është përkeqësuar.
“Ata që publikisht deklaruan se Ministri i Punëve të Brendshme do të jetë shqiptarë, sot, kur 38% më pak shqiptarë ka në pozita udhëheqëse në atë Ministri, vetëm shqiptarë nuk e di a janë?”, deklaroi Bilalli-Zendeli.
Sipas saj, rënia e përfaqësimit të shqiptarëve në pozita udhëheqëse përbën një shqetësim serioz dhe është në kundërshtim me parimet e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë.
Bilalli-Zendeli kërkon përgjegjësi politike dhe transparencë lidhur me politikat e punësimit dhe avancimit në këtë institucion kyç të sigurisë. Gazeta Flaka
The post Arta Bilalli-Zendeli: Rënie drastike e përfaqësimit të shqiptarëve në MPB appeared first on Flaka, në çdo lajm... .