Artan Behrami ironizon keq: Këta e kanë vra llovaçkë dialogun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko”, komentoi votimin e kryetarit të Kuvendit, ku PDK pati votë “për” për Dimal Bashën dhe votë “kundër” për Albulena Haxhiun. Behrami ironizoi keq me Lëvizjen Vetëvendosje edhe duke e komentuar pezullimin e Dialogut Strategjik nga ShBA, ku tha se e “kanë vra llovaçkë dialogun”. “Insistimi

Nëntor 21, 2025 - 00:30
 0
Artan Behrami ironizon keq: Këta e kanë vra llovaçkë dialogun
Artan Behrami ironizon keq: Këta e kanë vra llovaçkë dialogun

Artan Behrami ironizon keq: Këta e kanë vra llovaçkë dialogun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko”, komentoi votimin e kryetarit të Kuvendit, ku PDK pati votë “për” për Dimal Bashën dhe votë “kundër” për Albulena Haxhiun.

Behrami ironizoi keq me Lëvizjen Vetëvendosje edhe duke e komentuar pezullimin e Dialogut Strategjik nga ShBA, ku tha se e “kanë vra llovaçkë dialogun”.

“Insistimi i parë ka qenë në njëfarë forme kërcënimi nëse nuk e votoni Albulenën me demek ket ven unë e kalli. PDK prej fillimit ka qenë e interesume për konstituim, për shkak të adresimit të sfidave të brendshme, për shkak që i kem një proces në Hagë i cili ka mujtë me u adresu në Kuvend e nuk u adresu, për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat PDK dhe Bedri Hamza ka thanë që ne edhe përkundër që ka pas qëndrime tjera të partive politike, Bedri Hamza ka thanë se ne duhet me i votu marrëveshjet edhe me ratifiku marrëveshjet ndërkombëtare.Pra, PDK ka shku në çdo takim Halil, ka shku në çdo takim që e ka thirr Albin Kurti, me të vetmin qëllim që me dalë sa ma shpejtë nga kjo situatë, edhe nashta me paramendimin se çfarë loje po lun edhe çfarë po mundohet. Edhe ne kemi qit disa kritere, se ne jetojmë në demokraci edhe Kushtetuta jonë në epiqendër e ka dialogun edhe kompromisin, që këta e kanë myt, e kanë vra llovaçkë, edhe dialogun edhe kompromisin që është baza e demokracisë”, shtoi tutje Behrami./ Gazeta 10