Arton Muhaxheri skeptik: Nuk pritet zgjidhje për presidentin brenda afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese

Komentatori politik Arton Muhaxheri, në emisioni  Gazeta është  shprehur pak skeptik lidhur me mundësinë që Kosova të zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta 10. Sipas tij, përkundër deklarimeve politike për përpjekje në këtë drejtim, mungon vullneti real për arritjen e një zgjidhjeje. Ai thekson se nëse përpjekjet do të ishin

Mars 27, 2026 - 19:00
Arton Muhaxheri skeptik: Nuk pritet zgjidhje për presidentin brenda afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese
arton-muhaxheri-skeptik:-nuk-pritet-zgjidhje-per-presidentin-brenda-afatit-te-dhene-nga-gjykata-kushtetuese

arton-muhaxheri-skeptik:-nuk-pritet-zgjidhje-per-presidentin-brenda-afatit-te-dhene-nga-gjykata-kushtetuese

Komentatori politik Arton Muhaxheri, në emisioni  Gazeta është  shprehur pak skeptik lidhur me mundësinë që Kosova të zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta 10.

Sipas tij, përkundër deklarimeve politike për përpjekje në këtë drejtim, mungon vullneti real për arritjen e një zgjidhjeje. Ai thekson se nëse përpjekjet do të ishin konkrete dhe jo vetëm deklarative, atëherë do të kishte më shumë gjasa për progres.

Muhaxheri vlerëson se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë më të madhe në vend, nga e cila, sipas tij, nuk po shihet gatishmëria e nevojshme për kompromis. Ai shton se kjo mungesë vullneti e bën të pamundur arritjen e një marrëveshjeje brenda afatit kushtetues.

Duke komentuar veprimet e kryeministrit, ai rikujton se Albin Kurti kishte ftuar partitë politike gjatë periudhës së masës së përkohshme, por sipas tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur iniciativa të reja për takim.

“Pas vendimit, ai nuk i ka ftuar partitë politike, gjë që duhej të ndodhte menjëherë,” tha Muhaxheri në Gazeta.

Ai përfundon se, në këto rrethana politike, është pak e besueshme që Kosova të arrijë të zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar./Gazeta 10

https://youtu.be/OmEhMySjw5A