ASh alarmon: MPB po e degradon Njësinë për Punë të Brendshme në Dibër
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, planeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndryshime ligjore dhe sistematizim të ri, që e godasin drejtpërdrejt statusin The post ASh alarmon: MPB po e degradon Njësinë për Punë të Brendshme në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, planeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndryshime ligjore dhe sistematizim të ri, që e godasin drejtpërdrejt statusin institucional të Dibrës.
Sipas ASh-së, Njësia për Punë të Brendshme në Dibër, e cila deri më tani ka funksionuar si njësi e plotë, parashihet të degradohet në njësi të kategorisë së dytë, duke humbur kompetencat kyçe dhe strukturën komanduese.
“Këto ndryshime përbëjnë një zhvlerësim serioz institucional për Dibrën. Njësia për Punë të Brendshme humb autonominë, ndërsa të gjitha kompetencat dhe organi komandues kalojnë nën juridiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër,” thuhet në reagimin e ASh-së.
Sipas partisë, me këtë vendim në Dibër nuk do të ketë më kryeshef policie, kryeshef të njësisë antikrim, zëvendëskomandant, as komandant të pikës kufitare.
“Bëhet fjalë për një rajon kufitar dhe strategjik. Heqja e këtyre strukturave cenon drejtpërdrejt sigurinë, efikasitetin institucional dhe parimin e barazisë në trajtim,” thekson ASh.
Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se ekziston rreziku real që ky degradim të jetë vetëm hapi i parë drejt shndërrimit të Njësisë për Punë të Brendshme në Dibër në një stacion të thjeshtë policor.
“Ky është një ndëshkim i padrejtë dhe i papranueshëm ndaj Dibrës, me prapavijë të qartë politike dhe etnike,” vlerëson partia.
Nga ASh u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, që të reagojnë dhe të mos lejojnë këtë vendim.
“Dibra meriton trajtim të barabartë, siguri funksionale dhe respekt institucional. Çdo përpjekje për ta degraduar atë do të hasë në kundërshtim të fuqishëm dhe të vendosur,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Gazeta Flaka
The post ASh alarmon: MPB po e degradon Njësinë për Punë të Brendshme në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .