BDI-Çair: Ku u zhdukën bagerët? Ku u zhdukën premtimet?
BDI – dega në Çair ka reaguar ashpër duke akuzuar pushtetin lokal për mashtrim elektoral dhe mungesë totale të projekteve pas përfundimit të zgjedhjeve, transmeton Gazeta Flaka “Para zgjedhjeve, Çairi The post BDI-Çair: Ku u zhdukën bagerët? Ku u zhdukën premtimet? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI – dega në Çair ka reaguar ashpër duke akuzuar pushtetin lokal për mashtrim elektoral dhe mungesë totale të projekteve pas përfundimit të zgjedhjeve, transmeton Gazeta Flaka
“Para zgjedhjeve, Çairi u rrethua me dy bagerë. U krijua zhurmë dhe perceptimi se po fillonte një epokë punësh të mëdha: rrugë të reja, renovime shkollash, ashensorë për ndërtesat e vjetra dhe përmirësim real i jetës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas tyre, realiteti pas zgjedhjeve është krejtësisht ndryshe.
“Sot, pas zgjedhjeve, gjithçka është ndalur. Bagerët janë zhdukur. Nuk ka rrugë të asfaltuara, nuk ka shkolla të renovuara, nuk ka ashensorë dhe nuk ka asnjë projekt të dukshëm në terren”, theksojnë nga BDI – Çair.
Nga kjo degë politike nënvizojnë se i vetmi aktivitet i përditshëm që qytetarët shohin është ndërtimi ilegal.
“I vetmi ‘aktivitet’ që qytetarët shohin çdo ditë është ndërtimi pa leje, kate që ngrihen mbi objekte ekzistuese, pa procedura dhe pa asnjë kontroll institucional”, akuzojnë ata.
BDI – Çair shton se edhe buxheti i Komunës për vitin 2026 e dëshmon mungesën e vizionit zhvillimor.
“Edhe buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026 e konfirmon këtë realitet. Në dokument nuk ekziston asnjë projekt zhvillimor që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Nuk ka investime kapitale për infrastrukturë, arsim apo hapësira publike”, thuhet më tej.
Në reagim kritikohet ashpër edhe planifikimi i shpenzimeve komunale.
“Ndërkohë, janë paraparë dhjetëra mijëra euro për Restoran ‘1sh’, për shpenzime ushqimore luksoze për funksionarë të pushtetit, ndërsa Komuna mbetet pa punë konkrete dhe pa investime reale”, thekson BDI – Çair.
Sipas tyre, qytetarët kanë nevoja krejtësisht të tjera.
“Çairi nuk ka nevojë për tavolina të shtruara me ushqime luksi për pushtetin, por për rrugë funksionale, shkolla të sigurta dhe rend urban. Qytetarët nuk votuan për bagerë që qarkullojnë para zgjedhjeve dhe zhduken pas tyre, por për projekte që vazhdojnë edhe kur kamerat hiqen”, thuhet në reagim.
Në fund, nga BDI – Çair vlerësojnë se situata në terren dhe dokumentet zyrtare flasin qartë.
“Sot, dokumentet dhe terreni flasin njësoj: premtimet u ndalën me zgjedhjet, ndërsa Çairi po mbetet peng i propagandës dhe i ndërtimeve pa ligj”, përfundon reagimi i BDI – dega në Çair. Gazeta Flaka
The post BDI-Çair: Ku u zhdukën bagerët? Ku u zhdukën premtimet? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .