“Ashtu e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve”: Krasniqi tregon pse Kurti po e do me çdo kusht fitoren në Mitrovicë
Analisti Milazim Krasniqi ka treguar pse Albin Kurti dhe VV-ja janë angazhuara aq shumë gjatë fushatës në Mitrovicë. Ai ka bërë me dije se Kurti e do këtë komunë për t`i vazhduar eskalimet dhe incidentet. Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këtë mënyrë i pari i VV-së e maskon autonominë


Analisti Milazim Krasniqi ka treguar pse Albin Kurti dhe VV-ja janë angazhuara aq shumë gjatë fushatës në Mitrovicë.
Ai ka bërë me dije se Kurti e do këtë komunë për t`i vazhduar eskalimet dhe incidentet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këtë mënyrë i pari i VV-së e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve.
“Mitrovica voton për ma shumë sesa veç për të parin e komunës. Vota e së dielës është mesazh që shkon edhe përtej kufijve tanë…” Me këto fjalë Hekuran Murati ka zbuluar pse është gjithë ai hyxhym i Kurtit në Mitrovicë. Nëse votohet për më shumë se sa “të parin e komunës”, për çka po u votuaka? Nëse votimi shkon përtej kufijve, deri ku po shkuaka? E qartë: Kurtit i duhet komuna e M. Jugut për të vazhduar eskalimin, incidentet. Ashtu e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve, deri sa të bëhet fakt i kryer. Lojë e rrezikshme”, ka shkruar ai.
