Real Madridi njofton lëndimin e yllit të ekipit, mediat zbulojnë sa do të mungojë
Sipas raportimeve, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, po vuan nga një dëmtim i muskulit gjysmëtendinoz në këmbën e majtë dhe ka të ngjarë të mungojë për rreth tre javë. Do të jetë një pengesë e madhe për Los Blancos për shkak të rëndësisë së francezit. Ai ka qenë shumë i qëndrueshëm në zemër të […]


Sipas raportimeve, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, po vuan nga një dëmtim i muskulit gjysmëtendinoz në këmbën e majtë dhe ka të ngjarë të mungojë për rreth tre javë.
Do të jetë një pengesë e madhe për Los Blancos për shkak të rëndësisë së francezit.
Ai ka qenë shumë i qëndrueshëm në zemër të mesfushës nën drejtimin e Xabi Alonsos këtë sezon, duke luajtur si titullar në 14 nga 15 ndeshjet e zhvilluara.
Është vet klubi mbretëror që ka njoftuar rreth lëndimit të Tchouamenit.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Aurelien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim i muskulit gjysmëtendinoz në këmbën e majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
25-vjeçari tani do të humbasë ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Rayo Vallecanos, por pushimi ndërkombëtar do t’i lejojë atij të rikuperohet shpejt.
Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga pritet të mbushin boshllëkun e Tchouameni.
Federico Valverde do t’i nënshtrohet gjithashtu ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit të muskulit aduktor që pësoi gjatë humbjes 1-0 kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi