PS kërkon përjashtimin e Berishës nga parlamenti, PD kërkon dënimin e Ballës
Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së bërë një ditë më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Socialistët argumentojnë se në seancën plenare të së enjtes deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj […]
Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së bërë një ditë më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Socialistët argumentojnë se në seancën plenare të së enjtes deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Ndërkohë edhe PD i është drejtuar komisionit të Etikës për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të socialistit të Taulant Ballës. PD pretendon se Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.