“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën 12:30. Kreu i grupit kuvendor Gazment Bardhi, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një mesazhi të shpërndarë tek deputetët demokratë, ku thekson se në mbledhjen e grupit nuk duhet të mungojë asnjë prej tyre. […]

Nëntor 9, 2025 - 23:00
 0
“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën 12:30.
Kreu i grupit kuvendor Gazment Bardhi, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një mesazhi të shpërndarë tek deputetët demokratë, ku thekson se në mbledhjen e grupit nuk duhet të mungojë asnjë prej tyre.
Mesazhi i Bardhit
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Nesër, derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendim final”, thuhet në mesazhin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.