Kylie Jenner shkëlqen me bikini në pushimet tropikale për ditëlindjen e Kendall
Kylie Jenner kujtoi pushimet e saj në Karaibe për ditëlindjen e motrës, Kendall Jenner, duke ndarë imazhe në Instagram të enjten. 28-vjeçarja u shfaq me bikini të ngushta Dior në ngjyrë bezhë dhe të kuqe, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe gjoksin e saj. Ajo e kombinoi dukjen me një shall rreth belit. […]
Kylie Jenner kujtoi pushimet e saj në Karaibe për ditëlindjen e motrës, Kendall Jenner, duke ndarë imazhe në Instagram të enjten.
28-vjeçarja u shfaq me bikini të ngushta Dior në ngjyrë bezhë dhe të kuqe, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe gjoksin e saj.
Ajo e kombinoi dukjen me një shall rreth belit.
Në disa nga fotografitë e ndara, Kylie shoqërohej nga shoqja e saj e ngushtë, Anastasia “Stassie” Karanikolaou, e veshur me bluzë trekëndëshe të zezë dhe pantallona të shkurtra.
Të dyja pozuan buzëqeshëse në plazh, me flokët e lagur dhe fytyrat natyrale pa grim. I dashuri i Kylie-t, Timothee Chalamet, nuk u shfaq në imazhe, shkruan DailyMail.
Pushimet përfshinin edhe motrat Kim dhe Khloe Kardashian, si dhe miq të tjerë të famshëm si Hailey dhe Justin Bieber.
Kylie i shoqëroi fotografit me mbishkrimin festiv “Të duam, Kenny butt”, duke treguar atmosferën e gëzuar të festimit të ditëlindjes së Kendall.

