Atmosfersa duket e zymtë – Petrit Hajdari e mbledh kryesinë në Drenas, diskutohet për zgjedhjet e 28 nëntorit

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka thirrur sot një mbledhje të kryesisë së degës së PDK-së në Drenas, ku është diskutuar për përgatitjet finale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Hajdari tha se fokusi i takimit ka qenë mobilizimi i strukturave rreth programit të partisë dhe kandidatit për kryeministër, Bedri […]

dhjetor 6, 2025 - 00:30
 0
Atmosfersa duket e zymtë – Petrit Hajdari e mbledh kryesinë në Drenas, diskutohet për zgjedhjet e 28 nëntorit

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka thirrur sot një mbledhje të kryesisë së degës së PDK-së në Drenas, ku është diskutuar për përgatitjet finale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Hajdari tha se fokusi i takimit ka qenë mobilizimi i strukturave rreth programit të partisë dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Sot, me kryesinë e degës së PDK-së në Drenas, diskutuam për përgatitjet, mobilizimin rreth programit dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e këtij projekti për një të ardhme më të mirë për Kosovën!”, u shpreh ai.

Bazuar nga fotografitë e publikuara nga takimi, vërehet një atmosferë e zymtë.