38 mijë lodra të fëmijëve ndalohen në doganë, mbi 2500 sekuestrohen

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë. Bëhet e ditur se si rezultat i inspektimeve të kryera në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 copë lodra për fëmijë, në vlerë prej afro 100,000 euro, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për

Mars 14, 2026 - 16:30
 0
38 mijë lodra të fëmijëve ndalohen në doganë, mbi 2500 sekuestrohen
38-mije-lodra-te-femijeve-ndalohen-ne-dogane,-mbi-2500-sekuestrohen

38-mije-lodra-te-femijeve-ndalohen-ne-dogane,-mbi-2500-sekuestrohen

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë.

Bëhet e ditur se si rezultat i inspektimeve të kryera në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 copë lodra për fëmijë, në vlerë prej afro 100,000 euro, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për vendosje në tregun e brendshëm.

“Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, janë sekuestruar mbi 2,547 copë lodra për fëmijë,  për të cilat është konstatuar se nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”, thuhet në një njoftim të këtij Inspektorati