AUV: Është konfiskuar dhe asgjësuar 366 kilogramë mish nga objektet hotelierike në Ohër

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë vëzhgimeve të rregullta më datën tetëmbëdhjetë të këtij muaji në Ohër, nga një lokal hoteliere kanë konfiskuar dhe asgjësuar padëmshëm ushqime të pasigurta (mish dhe produkte të mishit) në sasi të përgjithshme prej 366 kilogramë. Nga AUV thonë se gjatë kontrolleve, përveç ushqimit të konstatuar […]

Nëntor 20, 2024 - 20:00
 0  5
AUV: Është konfiskuar dhe asgjësuar 366 kilogramë mish nga objektet hotelierike në Ohër

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë vëzhgimeve të rregullta më datën tetëmbëdhjetë të këtij muaji në Ohër, nga një lokal hoteliere kanë konfiskuar dhe asgjësuar padëmshëm ushqime të pasigurta (mish dhe produkte të mishit) në sasi të përgjithshme prej 366 kilogramë.

Nga AUV thonë se gjatë kontrolleve, përveç ushqimit të konstatuar të pasigurt, janë konstatuar edhe mospërputhje në lidhje me higjienën tek ky operator ushqimor.

“Për vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg operatori është dënuar me gjobë prej 1000 euro në kundërvlerë të denarit dhe 400 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës në personin juridik. Ndërsa lidhur me konstatimet e mospërputhjeve sa i përket higjienës, ai është dënuar me të njëjtën gjobë”, thonë nga AUV.