Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Bardhi ka qenë i ftuar në programin e ri të partneres së tij Sara Gjordeni, ku ka folur gjerë e gjatë për jetën e karrierën. Mes tjerash është pyetur edhe për Gjestin, meqë kanë një bashkëpunim të realizuar disa vite më parë, e që ka qenë sensacion i këtij viti në Big Brother. Ai thotë […]

Prill 22, 2025 - 19:00
 0  5
Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Bardhi ka qenë i ftuar në programin e ri të partneres së tij Sara Gjordeni, ku ka folur gjerë e gjatë për jetën e karrierën.

Mes tjerash është pyetur edhe për Gjestin, meqë kanë një bashkëpunim të realizuar disa vite më parë, e që ka qenë sensacion i këtij viti në Big Brother.

Ai thotë se këngëtarin pejan e ka përkrahur në kohën kur askush nuk bënte bashkëpunime me të.

“Po unë kam një këngë me Gjestin, është para tre katër vitesh. Kam pasur albumin “Trëndafil” me 20 këngë dhe i ftuar ka qenë Gjesti si artist i ri, artist i ri unë. Sa patem filluar të futem në skenë”, u shpreh ai.

Bardhi tha se ka folur me ekipin e tij dhe ndodh që sërish të ketë duet me Besart Kelmendin (emri i vërtetë).

“Për me e qartësu publikun unë Gjestin e kam mik të vjetër, duetin e kam bërë me të kur nuk e ka bërë asnjë artist tjetër. Kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me Gjestin. Ka pasur stil unik për dikë ka qenë i rrezikshëm. Unë isha në atë fazën që askush nuk bënte bashkëpunime me mua dhe pastaj të gjithë dhe Gjesti ishte aty. Me klikime ishim aty aty.

 

Gjestin e kam shumë mik, me ekipin e tij e kemi biseduar, besoj që kanë çfarë të presin njerëzit”, theksoi ndër tjerash.

Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ku mori çmimin prej 100 mijë eurosh.