AUV shqiptoi 13 gjoba nga kontrollet në kuzhinat e kopshteve private në RMV
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese edhe këtë javë, krahas atyre të rregullta, raporton Portalb.mk. Gjatë kësaj jave në inspektime janë përfshirë 38 kuzhina në çerdhe private në tërë territorin e Maqedonisë të Veriut. Nga kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat […]
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese edhe këtë javë, krahas atyre të rregullta, raporton Portalb.mk.
Gjatë kësaj jave në inspektime janë përfshirë 38 kuzhina në çerdhe private në tërë territorin e Maqedonisë të Veriut.
Nga kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë lëshuar urdhra për regjistrim të menjëhershëm dhe janë shqiptuar gjoba.
U konstatua se 4 nga kuzhinat e kopshteve private nuk respektonin kërkesat higjienike dhe një operator ushqimor nuk ka kryer kontroll të detyrueshëm shëndetësor të punonjësve në kuzhina.
Për mënjanimin e mospërputhjeve të konstatuara janë shqiptuar 14 vendime si dhe janë shqiptuar 13 gjoba.
Në këto kontrolle nuk është konstatuar ushqim i pasigurt.