Avni Qaili, shqiptari i parë drejtor në Muzeun e arteve bashkëkohore

Kompozitori i njohur Avni Qaili, është emëruar drejtor i institucionit nacional “Muzeu i arteve bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë që merr këtë post të rëndësishëm. Ky institucion llogaritet nga me elitarët në vend dhe pritet që Avni Qaili si krijues artistik dhe si drejtor të hap dyert e […]

dhjetor 29, 2025 - 17:30
 0
Avni Qaili, shqiptari i parë drejtor në Muzeun e arteve bashkëkohore

Kompozitori i njohur Avni Qaili, është emëruar drejtor i institucionit nacional “Muzeu i arteve bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai është shqiptari i parë që merr këtë post të rëndësishëm.

Ky institucion llogaritet nga me elitarët në vend dhe pritet që Avni Qaili si krijues artistik dhe si drejtor të hap dyert e artistëve shqiptarë si nga vendi, rajoni dhe bota.

Ky emërim vlerësohet si një arritje e madhe e koalicionit VLEN, pasi shqiptarët përfundimisht marrin në dorë këtë institucion me shumë rëndësi.

Qaili njihet edhe tekstshkrues i njohur në trevat shqiptare, ka qenë i angazhuar si prezantues dhe si gazetar në TVM2, ndërsa është edhe fitues i disa çmimeve nëpër festivale të ndryshme.