Avokatët e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë priten në takim nga Albulena Haxhiu
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, kanë zhvilluar takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës zyrtare të Avokatit të Popullit Endrit Shabani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare


Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, kanë zhvilluar takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës zyrtare të Avokatit të Popullit Endrit Shabani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Qelaj dhe Shabani pritet të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë në Kosovë.
Dy homologët do të takohen gjatë ditës edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi./EO
