Avokati Emrush Kastrati: Kushtetuesja veproi shpejt dhe në kohën e duhur
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme me të cilën i ndalon Vjosa Osmani dhe Kuvendi i Kosovës të ndërmarrin çfarëdo veprimi deri më 31 mars. Vendimi erdhi pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin ajo e kishte nënshkruar


Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme me të cilën i ndalon Vjosa Osmani dhe Kuvendi i Kosovës të ndërmarrin çfarëdo veprimi deri më 31 mars.
Vendimi erdhi pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin ajo e kishte nënshkruar të premten.
Lidhur me këtë zhvillim foli edhe avokati Emrush Kastrati, i cili ishte i ftuar në emisionin “Gazeta”. Ai e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të drejtë dhe të arsyeshëm.
Sipas Kastratit, masa e përkohshme është marrë në kohën e duhur dhe me një reagim të shpejtë nga gjykata.
“Masë e përkohshme, vendim i duhur në kohën e duhur, i arsyeshëm dhe i shpejtë. Nëse ndonjëherë Gjykata Kushtetuese ka vepruar në mënyrë më të shpejtë dhe urgjente, ky është rasti dhe një vendim jashtëzakonisht i arsyeshëm”, deklaroi ai.
