Avokati i Murselit kundërshton kërkesën për dënim maksimal: S’janë kryer veprime të rëndësishme hetimore
Avokati i të akuzuarit Naim Murseli, Shemsedin Piraj, ka kundërshtuar provat dhe kualifikimin juridik në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se gjatë procesit gjyqësor ka pasur mangësi në hetim. Ai në fjalën përfundimtare ka deklaruar se në këtë rast ekzistojnë katër çështje kyçe që, sipas tij, nuk janë trajtuar si duhet nga


Avokati i të akuzuarit Naim Murseli, Shemsedin Piraj, ka kundërshtuar provat dhe kualifikimin juridik në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se gjatë procesit gjyqësor ka pasur mangësi në hetim.
Ai në fjalën përfundimtare ka deklaruar se në këtë rast ekzistojnë katër çështje kyçe që, sipas tij, nuk janë trajtuar si duhet nga organet e drejtësisë.
“Mirëpo, katër çështje këtu janë kyçe. Në këtë proces janë katër çështje kyçe. Çështja e parë. Çështja e parë është se, me qenë se gjykata dhe prokuroria nuk ka njohuri për të gjitha lëndët të cilat procesohen në gjykatë, pra, prokuroria e ka urdhëruar ekspertin për me bërë ekspertizën mjeko-ligjore, gjegjësisht me konstatuar shkaqet e vdekjes së të ndjerës Liridonës. Ne jemi, jemi dëshmitarë, që eksperti mjeko-ligjor Naim Uka në këtë sallë të gjykimit ka dhënë shpjegime në lidhje me arsyet e vdekjes së Liridonës. Çka unë këtu kontestova se? Ajo e ceki se në dorën e majtë të të ndjerës Liridonës vërehet një hematomë, që nuk është kontestuese, kjo është e saktë. Mirëpo, gjatë dëshmisë të këtij eksperti në shqyrtimin kryesor, ai ka ngritur një çështje që për juristat, për shumë jurista, është e panjohur. Pjesë e tyre është lënda për vizualizimin e gishtrinjëve. Kemi kërkuar përgjigje, çka do të thotë fjala vizualizim? I njëjti në mënyrë decisive ka deklaruar, e keni në faqen gjashtë, shtatë dhe tetë, ku thotë, në rastin e ekspertizës makroskopike, nuk kemi vërejtur gjurmë të vizualizimit të gishtrinjëve te ky person. Do të thotë, eksperti po thotë nuk po bëhet vizualizim i gishtrinjëve. Me qenë se gjykata tash, duhet dikujna me i besuar. Ne nuk po themi që Liridona nuk po ka privuar nga jeta. Ajo është privuar, nuk është kontestuese. Veç ndonjë budalla, ndonjë i çmendur thotë që s’u privu nga jeta. Mirëpo, gjykatës i mbetet me e vërtetuar çfarë ka thënë”, tha ai.
Ai ka theksuar gjithashtu se nuk janë kryer veprime të rëndësishme hetimore që, sipas tij, do të mund të vërtetonin praninë ose jo të të akuzuarit në vendin e ngjarjes.
“Çështja e dytë. Po thuhet që është shtirë me revole nga dritarja gjysma e hapur. Mirëpo, për ta vërtetuar edhe për ta hudhë versionin e Naimit, që ky nuk ka qenë prezent me rastin e privimit nga jeta, një veprim procedural shumë i fortë s’u kry. S’ka faj prokuroria. Këtu gjatë hetimeve u deshtë Naimit me ia marrë teshat. Teshat me ia marrë, me këqyr prezencën e grimcave të barutit me rastin e shkrepjes së revoles. Nëse do të vërtetohej prezenca e grimcave të revoles nga shkrepja e dytësoreve, do mbrojtja e Naimit është e kotë. Ky le të flet gjithë ditën. Prova flet diçka tjetër. Kjo s’u kry. Kush e ka penguar për me i marrë teshat edhe me i marrë teshat, me ia kontrolluar, thuhet se ka qenë në hetuesi. Duke marrë parasysh se grimcat e barutit në ambientet e mbyllura, e ka një diametër deri 70-80, duke marrë parasysh largësinë ku pretendohet që ka ardhur, grimcat e barutit kishin qenë teshat e tij, edhe Naimi diskutimi mbyllet. S’po them tri vjet po më merr në këto. Kjo s’u kry. Pse kjo nuk u sprovu? Ajo çka e ka dhënë unë në fund tash për cilësimin juridik, unë nuk e kontestoj rastin. Kurrë s’e kam kontestuar rastin. As e kontestoj. Ama cilësimi a është adekuat? Nuk është. Nuk është cilësim adekuat”, tha ai.
Në fund, ai kërkoi nga gjykata që të vlerësojë të gjitha pretendimet dhe të marrë një vendim të drejtë, duke kundërshtuar kërkesën për dënim maksimal.
“U kërkua një dënim jashtëzakonisht i ashpër, i cili qe paraparë më së paku 10 vjet apo dënimi i përjetshëm. Ata që merren me këtë punë e dinë më së mirë, juristët, prokurorët dhe gjyqësia. Unë kërkoj që çdo pretendim të cilat janë ngritur, t’i vlerësoni dhe të merrni një vendim të drejtë”, tha ai.
