Avokati, Jashari për shënjestrën e Speciales: “Po e arreston rrethin Hashim Thaçit”

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin. Lidhur me këto arrestime dhe bastisje nga kjo gjykatë, avokati Arbër Jashari, në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se Specialja po e arreston rrethin

dhjetor 5, 2024 - 20:00
 0  5
Avokati, Jashari për shënjestrën e Speciales: “Po e arreston rrethin Hashim Thaçit”
avokati,-jashari-per-shenjestren-e-speciales:-“po-e-arreston-rrethin-hashim-thacit”

avokati,-jashari-per-shenjestren-e-speciales:-“po-e-arreston-rrethin-hashim-thacit”

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

Lidhur me këto arrestime dhe bastisje nga kjo gjykatë, avokati Arbër Jashari, në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se Specialja po e arreston rrethin e Hashim Thaçit.

“Ajo që bie në sy është se personat e arrestuar ose të bastisur janë njerëz, të themi, të afërt me njërin prej personave që atje po gjykohet, e kam fjalën për ish-udhëheqësin e UÇK-së Hashim Thaçin. D.m.th bëhet fjalë për një ish-komandant që ka qenë në partin e z.Thaçi, pastaj një person i cili në të kaluarën ka qenë shef i AKI-së, por kohën e fundit ka qenë edhe këshilltar i z.Thaçi, po ashtu dihet edhe roli i profesorit Hajredin Kuçi, i cili ka qenë gjithmonë afër Thaçit”, ka thënë Jashari.

Tutje, ai ka thënë se këtë e sheh më shumë si diçka që mund të ndërlidhet me gjykimin që është duke u zhvilluar ndaj Thaçit. /Gazeta 10/