Babai i cili e la vajzën dyvjeçare të vdiste në veturë, i jep fund jetës

Një burrë nga Arizona, i cili u deklarua fajtor për akuzat për vrasje pasi e la vajzën e tij 2-vjeçare të vdiste në një veturë për orë të tëra ndërsa temperaturat u rritën në 44 gradë Celsius, ka kryer vetëvrasje. Christopher Scholtes, 38-vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të mërkurën, ditën kur

Nëntor 7, 2025 - 10:30
 0
Babai i cili e la vajzën dyvjeçare të vdiste në veturë, i jep fund jetës
Babai i cili e la vajzën dyvjeçare të vdiste në veturë, i jep fund jetës

Babai i cili e la vajzën dyvjeçare të vdiste në veturë, i jep fund jetës

Një burrë nga Arizona, i cili u deklarua fajtor për akuzat për vrasje pasi e la vajzën e tij 2-vjeçare të vdiste në një veturë për orë të tëra ndërsa temperaturat u rritën në 44 gradë Celsius, ka kryer vetëvrasje.

Christopher Scholtes, 38-vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të mërkurën, ditën kur ai duhej të paraqitej në gjykatë për dënimin e tij, njoftoi Prokurorja e Qarkut Pima, Laura Conover.

Të dhënat online për zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Maricopa konfirmojnë se Scholtes vdiq. Ai ka lënë pas dy fëmijë të tjerë dhe gruan e tij.

Vajza 2-vjeçare vdiq në një veturë jashtë shtëpisë së familjes së saj më 9 korrik. Pamjet e sigurisë nga shtëpitë aty pranë tregojnë se ajo mbeti vetëm në veturë për rreth tri orë

Kondicioneri nuk ishte ndezur, sipas autoriteteve. Një ankesë e paraqitur më vonë nga prokurorët tha se Scholtes e dinte që vetura dhe kondicioneri fikej automatikisht pas 30 minutash.

Prokurorët thanë se Scholtes, i cili ishte i papunë, e gjeti fëmijën të vdekur në veturë menjëherë pasi gruaja e tij, një mjeke, u kthye në shtëpi nga puna dhe pyeste veten se ku ishte ajo. Vajza 2-vjeçare u shpall më vonë e vdekur në një spital aty pranë, thanë zyrtarët.

Scholtes u arrestua më 12 korrik dhe u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza për abuzim me fëmijë në tetor dhe pritej të kalonte 30 vjet burgim.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se Scholtes ishte i shpërqendruar nga video-lojërat ditën që vajza e tij vdiq dhe “rregullisht” i linte fëmijët e tij vetëm në veturë.