BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re armatimesh. “BE-ja i kërkon Rusisë të përmbahet nga kërcënimet bërthamore dhe të gjithë aktorëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë një garë të re armatimesh”, tha një zëdhënës i BE-së. Dje, Presidenti rus Vladimir […]

Nëntor 6, 2025 - 22:00
 0
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re armatimesh.

“BE-ja i kërkon Rusisë të përmbahet nga kërcënimet bërthamore dhe të gjithë aktorëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë një garë të re armatimesh”, tha një zëdhënës i BE-së.

Dje, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët të hartonin plane për një provë të mundshme bërthamore, e para e Moskës që nga viti 1991.

Kjo lëvizje erdhi pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të rifillonin testimet.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, SHBA-të testuan raketën balistike ndërkontinentale Minuteman III.