Paralajmërimi i presidentit bullgar: Kujdes nga plani për botën serbe

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke […] The post Paralajmërimi i presidentit bullgar: Kujdes nga plani për botën serbe appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 6, 2025 - 19:30
 0
Paralajmërimi i presidentit bullgar: Kujdes nga plani për botën serbe

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon.

“Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne” theksoj presidenti bullgar.

Ditë më parë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, paralajmëroi për rrezikun e projektit “Bota Serbe”, i cili synon të rindërtojë një pjesë të ish-Jugosllavisë me Serbinë në qendër të tij, duke rifituar kontrollin mbi Kosovën dhe duke sjellë shtete tani të pavarura si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të tjera, përsëri në orbitën e Beogradit.

“Bota Serbe” vepron si një version në shkallë më të vogël i projektit “Serbia e Madhe” të Slobodan Millosheviçit, por edhe si një homolog i konceptit “Bota Ruse” të promovuar nga Vladimir Putin, i cili dikur tha se Rusia nuk ka kufij.
Të dy projektet bazohen, ndër të tjera, në ndikimin e Kishës Ortodokse.

Në fillim të qershorit 2024, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kryesoi të ashtuquajturën Asamble kombëtare serbe në Beograd, e cila mblodhi përfaqësues të serbëve nga e gjithë ish-Jugosllavia. Në atë takim strategjik, u miratua e ashtuquajtura Deklarata gjithë-serbe, e cila paraqiti një plan për zbatimin e konceptit “Bota Serbe” në letër.

Dokumenti serb e përshkruan Kosovën si “një pjesë integrale të Serbisë”, ndërsa Republika Srpska – entiteti me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë – përkufizohet si “interes kombëtar i Serbisë”.

The post Paralajmërimi i presidentit bullgar: Kujdes nga plani për botën serbe appeared first on InfoShqip.com.