Baca Rifat e pyet Xhelal Sveçlën: A po e ngon kënd, a veç veten?
Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, Qeveria e Kosovës sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari. Më pas, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari. Gjatë kësaj pritej, gazeta Nacionale ka siguruar


Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, Qeveria e Kosovës sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Më pas, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Gjatë kësaj pritej, gazeta Nacionale ka siguruar një bisedë interesante të bacës Rifat me ministri e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kjo bisedë duket si thumbuese për ministrin Sveçla
Kjo është biseda e plotë:
Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?
Xhelal Sveçla: Po ngoj.
Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.
Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.
Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.
“Urime fesat të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.