Presidentja shkon në kullën e Jasharëve, pritet nga Baca Rifat
Pas homazheve në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkuar në për vizitë në kullën e Jasharëve. Aty, e para e vendit u prit nga Baca Riftat. Përmes një postimi në Facebook ku ka postuar disa fotografi nga vizita, ajo shkruan se nga plumbi i parë e deri


Pas homazheve në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkuar në për vizitë në kullën e Jasharëve.
Aty, e para e vendit u prit nga Baca Riftat.
Përmes një postimi në Facebook ku ka postuar disa fotografi nga vizita, ajo shkruan se nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.
“Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat! Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara. Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së”, ka shkruar presidentja