​Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafian energjetike?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke deklaruar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është bërë në kundërshtim me ligjin dhe në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore. Sipas saj, ky proces është zhvilluar për të favorizuar kompani të lidhura me qeverinë Kurti

Nëntor 17, 2025 - 14:00
 0
​Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafian energjetike?
​Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafian energjetike?

​Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafian energjetike?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke deklaruar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është bërë në kundërshtim me ligjin dhe në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore.

Sipas saj, ky proces është zhvilluar për të favorizuar kompani të lidhura me qeverinë Kurti, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës Supreme, siç thotë ajo, “i vërteton të gjitha paralajmërimet që janë bërë më herët”.

Bajrami u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që vendimi i gjykatës të zbatohet plotësisht dhe që bizneset të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike. Ajo gjithashtu kërkoi largimin nga institucionet të të gjithë atyre që kanë marrë vendime joligjore dhe mbajtjen e tyre përgjegjës për “çdo cent të shpërdoruar”.

Duke e cilësuar situatën si “hajninë më të madhe të kryer nga mafia energjetike”, Bajrami ngriti pyetjen se pse organet qeveritare nuk po ndërmarrin veprime kundër saj, duke theksuar se “përgjigjen e dinë të gjithë”.