Bali Muharremaj vendos gurthemelin e Objektit të Eko-Therandës – Me qytetarët në qendër të zhvillimit
Është vendosur gurthemeli i Objektit të ri të Eko-Therandës, një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe mjedisor të komunës. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe qytetarë, të cilët shprehën mbështetje për këtë iniciativë që synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin. “Ky projekt është dëshmi e angazhimit tonë për një Suharekë


Është vendosur gurthemeli i Objektit të ri të Eko-Therandës, një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe mjedisor të komunës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe qytetarë, të cilët shprehën mbështetje për këtë iniciativë që synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin.
“Ky projekt është dëshmi e angazhimit tonë për një Suharekë më të gjelbër, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët. Po e ndërtojmë së bashku,” tha Bali Muharremaj, kandidat për kryetar të Suharekës.
Objekti i Eko-Therandës pritet të jetë një qendër funksionale për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve mjedisore, duke përmirësuar cilësinë e jetës në komunë dhe duke hapur rrugën për investime të reja.
