Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendimin për ta liruar Uglarin nga posti i tij. Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga

tetor 28, 2025 - 16:30
 0
Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari
Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendimin për ta liruar Uglarin nga posti i tij. Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga deputetja Duda Balje. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas dështimit të Kurtit për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, transmeton Klankosova.tv.