Sokol Haliti: Radivojci nuk është lënë pas – Investimet janë realitet
Radivojc ka qenë pjesë e planeve zhvillimore të Komunës së Vitisë, me projekte konkrete të realizuara në të gjitha fushat jetike. Sokol Haliti, kandidat për kryetar të komunës, ka theksuar se angazhimi për këtë fshat ka qenë i pandërprerë. “Radivojci asnjëherë nuk është lënë anash. Kemi përfunduar projekte në të gjitha fushat jetike, gjithmonë në


Radivojc ka qenë pjesë e planeve zhvillimore të Komunës së Vitisë, me projekte konkrete të realizuara në të gjitha fushat jetike. Sokol Haliti, kandidat për kryetar të komunës, ka theksuar se angazhimi për këtë fshat ka qenë i pandërprerë.
“Radivojci asnjëherë nuk është lënë anash. Kemi përfunduar projekte në të gjitha fushat jetike, gjithmonë në shërbimin tuaj – dhe nuk do ndalemi me kaq!”, deklaroi Haliti.
Projektet përfshijnë:
Sanimin e kanalizimit
Asfaltimin e rrugëve lokale dhe bujqësore
Renovimin e shkollës dhe ndërtimin e trotuarit
Pastrimin e përronit dhe projektin e ujësjellësit
Rregullimin e fushës sportive dhe rrugës së varrezave
Haliti premton vazhdimësi të investimeve dhe projekteve zhvillimore për Radivojcin dhe gjithë komunën e Vitisë, në funksion të një jete më të mirë për çdo banor.
