Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër
Një zarf i bardhë ka mbërritur së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kjo pas incidentit të mbrëmshëm mes Gertës e Gjestit, ku banorët kanë mundësinë të bëjnë një ‘gjyq’ rreth gjithë ngjarjes. Gjesti dhe Gerta nuk do të jenë pjesë e kësaj, derisa konkurrentët kanë dhënë mendimet e tyre për atë që […]
Një zarf i bardhë ka mbërritur së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kjo pas incidentit të mbrëmshëm mes Gertës e Gjestit, ku banorët kanë mundësinë të bëjnë një ‘gjyq’ rreth gjithë ngjarjes.
Gjesti dhe Gerta nuk do të jenë pjesë e kësaj, derisa konkurrentët kanë dhënë mendimet e tyre për atë që panë, duke u ndarë në grupe.
Egli ka dhënë një version të saj, duke treguar gjithë atë se si ndodhi e deri në përfundim.
Më poshtë mund të lexoni të plotë versionin e banores:
“Ka nisur në momentin që ka ardhur grupi “Fisnikët” dhe ishim duke kënduar me grupin, kam kthyer kokën një moment kam parë Gjestin të përkulur duke mbajtur sytë, nuk po e kuptoja nga larg nëse po qeshte. Fakti që nuk po ngrihej shkova e shikova direkt dhe shikoj që kishte shtrënguar sytë dhe vetëm bërtiste oooo, po i digjnin sytë.
Kam shkuar menjëherë, kam marrë ujë e kam shpërlarë, më thonte që kishte shumë djegie. E thërrasin menjëherë tek dhoma e dëshirave dhe sjellin dikë, futemi brenda erdhi një person për t’i bërë diçka të vogël, pika për të qetësuar.
Përpos hedhjes së dytë që ajo ishte makabër fare, brenda pak minutësh i fillon djegie dhe në syrin e djathtë thonte kam nxehtësi, tension në sy. Aty alarmohet edhe produksioni dhe më lajmëruan se nuk është më brenda por ka ikur drejt spitalit. Janë njoftuar pjesa tjetër dhe nuk kanë reaguar. Dua të kujtoj një moment, nga një ditë përpara, kur ne po kërcenim te pjesa e pishinës.
Gjithashtu dhe ajo pjesa që ka lagur çiftin që bëhet nëpër dasma është diçka tjetër. Tani të lagësh çiftin, është atmosferë për çiftin, por të lagësh personin që lagu çiftin nuk është më atmosferë. Është marrje haku ndaj personit. Jam absolutisht deri në fund, jo vetëm pse është Gjesti.
Jam për të ndarë shëndetin nga loja. Absolutisht që dikush dhe përfundojnë deri në dhunë fizike dhe dëmtim fizik sepse nuk mbajnë dot lojën, janë të paaftë në këtë lojë. Jam me Gjestin deri në fund”. /Telegrafi/