Bardhi takohet me Raportuesin e ri të PE-së: Vendi ynë s’mund të ketë të ardhme evropiane nëse nuk garanton zgjedhje të lira
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është takuar sot me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Bardhi shprehet se në emër të opozitës, i ka kërkuar vëmendje të shtuar të Parlamentit Europian për situatën parazgjedhore në Shqipëri. Ndër të tjera, demokrati shprehet se Shqipëria nuk mund të ketë kurrë […]
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është takuar sot me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Bardhi shprehet se në emër të opozitës, i ka kërkuar vëmendje të shtuar të Parlamentit Europian për situatën parazgjedhore në Shqipëri.
Ndër të tjera, demokrati shprehet se Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një të ardhme europiane nëse nuk arrin të garantojë standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reagimi i Bardhit:
Sot u takova me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë z. Andreas Schieder.
Duke e falenderuar për mbështetjen që Parlamenti Europian ka dhënë për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në emër të opozitës kërkova vëmendje të shtuar të Parlamentit Europian për situtën parazgjedhore në Shqipëri.
Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje, duke cënuar lirinë e zgjedhësve, është një nga shqetësimet kryesore të OSBE-ODIHR, që vijon të mbetet aty dhe i pazgjidhur.
Gjithashtu, përdorimi i parave të korrupsionit apo i krimit të organizuar në zgjedhje, është po ashtu një fakt evident që vijon të mbetet i pazgjidhur. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një të ardhme europiane nëse nuk arrinë të garantojë standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pushtet qorr në dorë të krimit dhe korrupsionit. Ata kanë nevojë për një Qeveri të pergjegjëshme që del nga vota e lirë dhe u shërben vetëm qytetarëve, duke bërë realitet edhe ëndrrën për anëtarësim në Bashkimin Europian.