Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO)
Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore ditën e sotme, duke shkaktuar panik kryesisht në rajonin e Stambollit. Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, gjë e cila është kapur edhe në kamerat televizive gjatë transmetimeve live. Edicioni turk i gjigantit CNN ka qenë në transmetim direkt, […] The post Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore ditën e sotme, duke shkaktuar panik kryesisht në rajonin e Stambollit.
Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, gjë e cila është kapur edhe në kamerat televizive gjatë transmetimeve live.
Edicioni turk i gjigantit CNN ka qenë në transmetim direkt, kur moderatorja e një emisioni, Meltem Bozbeyoglu, derisa ishte duke diskutuar me të ftuarit, nis të shkundet.
Më pas ajo i kërkon dikujt përmes kufjes së saj që të thërrasë nënën e saj.
“Jam 32 vjeçe dhe kjo është hera e parë që përjetoj një tërmet kaq të madh”, thotë ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ajo i lë nënës së saj një mesazh: “A mund të më kontaktoni ju lutem në WhatsApp”.
“Isha e frikësuar, kërkoj falje nëse ju bëra panik”, u thotë ajo shikuesve.
BBC raporton se së paku një ndërtesë e braktisur është shembur pjesërisht në lagjen Fatih të Stambollit pas një serie tërmetesh.
Nuk dihet ende nëse ka viktima.
Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos shkojnë pranë ndërtesave që mund të dëmtohen.
The post Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.