Rama nga Berati: Jemi krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti u shpreh se për zgjedhjet e 11 majit, PS ka listat e saj 71 gra dhe vajza. Rama u shpreh se gratë dhe vajzat janë një forcë transformuese jo vetëm në PS, por […]

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti u shpreh se për zgjedhjet e 11 majit, PS ka listat e saj 71 gra dhe vajza.
Rama u shpreh se gratë dhe vajzat janë një forcë transformuese jo vetëm në PS, por edhe për Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Edhe thoshte dikush sot ça bëhet kështu vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën. Kaq shumë sa jeni sot në këtë shesh për të dëshmuar jo thjesht mbështetje, por përkushtimin tuaj në këtë betejë historike, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Kjo është çështje transformimi që e kemi bërë të mundur së bashku. Jo thjesht raport gjinor, por transformimi i Shqipërisë me përfshirjen masive të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri, derisa në PS të kemi 50% gra dhe vajzave. Më e mirë mendoj do jetë sikur të kemi një më shumë se burra dhe djem.
Ç’ndodh brenda nesh? Çfarë ne arrijmë në këtë familje politike reflektohet çfarë bëjmë në qeverisjen vendore. Kemi kthyer në ligje ato që në familjen tonë i kemi bërë rregull. Prandaj sot në parlament ka më shumë gra dhe vajza se sa kur morëm detyrën. Gratë dhe vajzat i japin tonin dhe seriozitetin gjithë përpjekjes sonë. Me korrektesën dhe durimin e tyre. Jam krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit. Në listat e mbyllur kemi 52% gra dhe vajza.