Policia jep detaje për pla*gosjen në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Emshir, konkretisht në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Front Online ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK. Borovci gjithashtu bëri të ditur se është

Prill 24, 2025 - 03:00
 0  2
Policia jep detaje për pla*gosjen në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Emshir, konkretisht në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK.

Borovci gjithashtu bëri të ditur se është identifikuar një person i dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet  e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në konfirmim.