Bastisje në dy lokacione në Gostivar: arrestohet 39-vjeçari, i gjenden drogë, municion dhe armë
Një 39-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar në pranga pas një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e 30 marsit. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:30, nëpunësit policorë nga NJPB Gostivar kanë The post Bastisje në dy lokacione në Gostivar: arrestohet 39-vjeçari, i gjenden drogë, municion dhe armë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një 39-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar në pranga pas një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e 30 marsit.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:30, nëpunësit policorë nga NJPB Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale L.Gj. (39). Veprimi ka ardhur pas bastisjeve të realizuara me urdhër gjykate në dy lokacione – në shtëpinë e tij në rrugën “Balindolska” dhe në banesën në rrugën “Ilindenska”.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 qese me substancë të dyshuar pluhur të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municion të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie si dhe një pushkë ajrore.
Nga autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngriten kallëzime përkatëse për vepra penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal, që lidhen me posedim të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe armëve.
Hetimet për rastin janë në vijim. Gazeta Flaka
The post Bastisje në dy lokacione në Gostivar: arrestohet 39-vjeçari, i gjenden drogë, municion dhe armë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .