BDI bllokon ligjin për “Safe City”: e quan antikushtetues dhe të dëmshëm për qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do ta mbështesë sot propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje, i cili është parakusht për nisjen e sistemit “Safe City” nga 1 The post BDI bllokon ligjin për “Safe City”: e quan antikushtetues dhe të dëmshëm për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 23, 2026 - 15:30
 0
BDI bllokon ligjin për “Safe City”: e quan antikushtetues dhe të dëmshëm për qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do ta mbështesë sot propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje, i cili është parakusht për nisjen e sistemit “Safe City” nga 1 shkurti.

Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, deklaroi për TV21 se vendimi është marrë për shkak të dyshimeve serioze kushtetuese dhe mungesës së garancive konkrete që vërejtjet e opozitës do të inkorporohen në ligj.

Sipas Ajdarit, ligji është problematik sepse parashikon zbatim selektiv, vetëm në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, çka e bën atë diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo shtoi se, pavarësisht premtimeve nga VMRO-DPMNE dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ndryshimet e kërkuara nga Fronti Evropian nuk janë reflektuar në tekstin ligjor.

“Situata ishte e paqartë dhe e mjegullt. Për këtë arsye vendosëm që të mos e mbështesim ligjin. Në këtë formë, projekti ‘Safe City’ është realisht i dëmshëm për qytetarët”, tha Ajdari.

Ligji kërkon shumicë prej dy të tretash për t’u miratuar në Kuvend. Më herët, edhe LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë ndryshimet, duke vënë në pikëpyetje fatin e funksionalizimit të sistemit “Safe City”. Gazeta Flaka

The post BDI bllokon ligjin për “Safe City”: e quan antikushtetues dhe të dëmshëm për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .