Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur nga arma e zjarrit mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari ende nuk është arrestuar. “Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se

Mars 16, 2026 - 09:00
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-ne-gjakove

nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-ne-gjakove

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur nga arma e zjarrit mëngjesin e së hënës në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj. /BetimipërDrejtësi