BDI Çair nis grupin e dytë të Akademisë Politike me të rinj të përzgjedhur

Bashkimi Demokratik për Integrim – dega e Çairit – ka nisur sot grupin e dytë të Akademia Politike e BDI-së, me pjesëmarrjen e 20 të rinjve dhe të rejave të The post BDI Çair nis grupin e dytë të Akademisë Politike me të rinj të përzgjedhur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 6, 2026 - 00:01
 0
BDI Çair nis grupin e dytë të Akademisë Politike me të rinj të përzgjedhur

Bashkimi Demokratik për Integrim – dega e Çairit – ka nisur sot grupin e dytë të Akademia Politike e BDI-së, me pjesëmarrjen e 20 të rinjve dhe të rejave të përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë program.

Në njoftimin e degës thuhet: “Të gjithë pjesëmarrësit janë me energji, ide dhe vullnet për t’u angazhuar. Akademia synon të krijojë hapësirë për të mësuar, për të diskutuar dhe për të kuptuar më mirë organizimin politik dhe përgjegjësinë publike.”

Kryetari i degës dhe nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani ishte i pranishëm në nisjen e programit, duke uruar të rinjtë: “Mirë se erdhët në këtë rrugëtim. Punë të mbarë!”

Akademia Politike e BDI-së Çair është një iniciativë e degës për të angazhuar të rinjtë në proceset politike dhe për t’i ndihmuar të kuptojnë përgjegjësitë e udhëheqjes dhe veprimit publik. Gazeta Flaka

The post BDI Çair nis grupin e dytë të Akademisë Politike me të rinj të përzgjedhur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .