BDI: Çdo ditë, një zonë e re pa shqiptare, rikonfigurimi monoetnik i shtetit multietnik!

Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit The post BDI: Çdo ditë, një zonë e re pa shqiptare, rikonfigurimi monoetnik i shtetit multietnik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2025 - 16:00
 0  4
BDI: Çdo ditë, një zonë e re pa shqiptare, rikonfigurimi monoetnik i shtetit multietnik!

Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse.

Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar.

Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik.

Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga arritjet më të rëndësishme që tani është seriozisht e rrezikuar.

Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe gjithëpërfshirëse është thelbësor për barazinë etnike, por edhe për vlerat evropiane mbi të cilat duhet të bazohet stabiliteti dhe progresi afatgjatë i vendit.

Me këtë veprim,Qeveria jo vetëm që ka degraduar partnerin shqiptar në qeveri, por ka krijuar ndjenjën e përjashtimit dhe të papranueshmërisë për çdo shqiptar në këtë shtet.

The post BDI: Çdo ditë, një zonë e re pa shqiptare, rikonfigurimi monoetnik i shtetit multietnik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .