Gjesti paralajmëron fansat për këngë të re
Ka pak ditë që ka përfunduar edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania. Në këtë vit fitues u shpall Besart Kelmendi – Gjesti, i cili fitoi plot 100 mijë euro. Ai tani ka filluar me angazhimet në muzikë, ku edhe ka nisur me koncerte në trojet shqiptare. Foto: Screenshot/Instagram I njëjti veç kësaj ka […]

Ka pak ditë që ka përfunduar edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.
Në këtë vit fitues u shpall Besart Kelmendi – Gjesti, i cili fitoi plot 100 mijë euro.
Ai tani ka filluar me angazhimet në muzikë, ku edhe ka nisur me koncerte në trojet shqiptare.
I njëjti veç kësaj ka paralajmëruar edhe këngë të re me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
“A ju ka marrë malli për muzikë?”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë fotografisë në InstaStory.
Krahas këngëve solo, artisti pejan ka zbuluar se do të ketë edhe disa bashkëpunime.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë po përgatit për fansat e publikun.