BDI mobilizon Shkupin për Çlirimtarët e Kosovës: Ahmeti jep sinjalin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një reagim të fortë publik tha se më 13 dhjetor Shkupi do të jetë skena e radhës ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për The post BDI mobilizon Shkupin për Çlirimtarët e Kosovës: Ahmeti jep sinjalin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 5, 2025 - 13:00
 0
BDI mobilizon Shkupin për Çlirimtarët e Kosovës: Ahmeti jep sinjalin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një reagim të fortë publik tha se më 13 dhjetor Shkupi do të jetë skena e radhës ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për luftëtarët e UÇK-së. Ai paralajmëroi protestë në Sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se zëri i shqiptarëve nuk do të shuhet.

“Sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë,” deklaroi Ahmeti.

Ai rikujtoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e mbështetur nga demokracitë perëndimore, duke akuzuar Serbinë dhe Rusinë për montime politike që synojnë të dëmtojnë figurën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia,” u shpreh ai.

Ahmeti theksoi se qëndrimi i tij është i njëjtë në Prishtinë, Tiranë dhe tani në Shkup.

“Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë,” theksoi ai, duke ftuar qytetarët të dalin masivisht në protestë.

Thirrja e tij është e qartë:

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!

Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!

Lavdi UÇK-së!”

The post BDI mobilizon Shkupin për Çlirimtarët e Kosovës: Ahmeti jep sinjalin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .